Statistika me e re e Institutit Shendetsore te Kosovesë për 3 mujorin e parë e këtij viti tregojnë se janë 378 raste te reja te kancerit në Kosovë. Dhe të gjithë duam ta dimë se nga vjen kjo sëmundje vdekjeprurëse?
Ka kohë që është folur për një plan se Serbia përmes ushqimit, por I helmon shqiptarët e Kosovës, por askush nuk e ka marrë seriozisht. Një shkrim I botuar dje në media dhe në InfoPress ka alarmuar qytetarët. Në këto fotografitë shihet se si prodhuesi serb i lëngjeve ‘Fructal’ bën prodhimin e këtyre pijeve pa kurrfarë standardi higjienik.
Konsumatorët shqiptarë duke u mashtruar pas çmimit më të lirë të këtyre prodhimeve, po e blejnë dëmtimin e shëndetit të tyre. Këto prodhime, përveç të tjerash, po e dëmtojnë rëndë edhe prodhimin vendor të lëngjeve të frutave, shumë prej të cilave plotësojnë të gjitha standardet evropiane, shkruan Gazeta InfoPress.
Duket qartë se plani I Akademisë serbe, e veçanërisht I Çubrilloviçit për zhdukjen e shqiptarëve po realizohet, tani jo përmes luftës, por përmes ushqimit, dhe atë me ndihmën e shqiptarëve. Vaso Čubrilović ka qenë këshilltar i regjimit monarkist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj ministër, akademik, drejtor i Institutit të Ballkanologjisë dhe anëtar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Memorandumi i tij “Dëbimi i shqiptarëve” që iu paraqit qeverisë mbretërore të Stojadonoviç-it më 7 mars 1937, ka shërbyer dhe shërben edhe sot e kësaj dite si platforma kryesore për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë./infopress
Diskutime rreth kësaj post