Kam tradhtuar bashkëshortin me një burrë në moshë që mund të ishte babai im. A mund t’ja tregoj këtë gjë burrit tim?
Unë jam 26 vjeçe e ai 37. Kemi 5 vite të martuar dhe kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Burri me të cilin tradhtova bashkëshortin është 58 vjeç dhe jeton në rrugën tonë. Atij i ka vdekur gruaja dhe jeton vetëm.
Bashkëshorti im dhe ai njihen, por burri nuk e di se kam rënë në dashuri me të që kur isha adoleshente. Ai ishte një shok i babait tim dhe ka qenë shumë i sjellshëm me mua, pasi im atë vdiq nga infarkti.
Isha duke ecur për në shtëpi kur e pashë teksa dilte nga shtëpia. Ndalova për një bisedë të shkurtër, kur nisi shiu e ai më ftoi të hyja brenda. Ai mu afrua dhe më kapi dorën. Pastaj më puthi fort, fillimisht u shokova por ia ktheva mbrapsht. E kështu përfunduam në shtrat.
Tani ndihem në faj. Dua që ti tregoj bashkëshortit çdo gjë, por kam frikë se do të shkojë te ai dhe ta vrasë.
A mund t’ja tregoj këtë histori? Ka ndodhur vetëm një herë dhe e jam e sigurt se nuk do të ndodhë më.
Burimi: The Sun
Diskutime rreth kësaj post