Një nga njërëzit më pranë aktorit të humorit dhe drejtuesit të emisionit Xing, ka zbuluar se si është të punosh me Ermal Mamaqin.
Në studion e Rudina Magjistarit ka qenë i ftuar Sony NRG, ish-anëtari i grupit të famshëm “The Dreams” dhe komediani e gazetari “Xing me Ermalin”.
Ai është mik prej vitesh me Mamaqin dhe u kthye në ekran falë propozimit të Ermalit.
Duke kujtuar me nostalgji kohën e artë të atyre viteve, Sony tregon se njohja e hershme me Ermalin ka lehtësuar edhe punën e tyre sot. Por nuk preferon të nxjerrë ndonjë ves të mikut të tij.
“Ndoshta do të doja të bëhej pak më i keq, që ne të punojmë më shumë… Ermali është korrekt, të ndihmon, është bashkëpunues, i fton për drekë e për darkë kolegët e tij, por Ermali ka një gjë. Nëse nuk punon, nëse e thyen kodin, ligjin, mendoj se bie shpejt…’ i është përgjigjur Sony pyetjes se çfarë do të ndryshonte te Ermali. /Gazeta Express/
Diskutime rreth kësaj post