Spektakli i djeshëm i “Big Brother VIP” solli shumë dinamika ditën e djeshme, teksa vëmendje mori largimi i Bledit me dëshirën e tij.
Të ftuar në emisionin “Breaking”, ishin Meridian Ramcaj, miku i mirë i Luizit dhe motra e Oltës, Greta Gixhari.Ata janë përplasur ashpër me njëri tjetrin, teksa debatojnë në lidhje me ofendimet e bëra aty në shtëpi.
Meridiani ka sjellë në kujtesë një video, ku Olta shfaqet duke ofenduar rëndë Jonën. Nga ana tjetër, motra e saj i ka dalë në mbrojtje, duke thënë se kjo video është e vjetër.
“Bledi Mane doli që ta pëlqejë publiku për veprimin që beri, që mos ndahej çifti. Mendoj se aty fshihej diçka tjetër jo shpjegimi që dha.”- tha Greta.
“Ai ishte konsumuar mendërisht aty brenda. Ai kishte gjithë ditën që e përsëriste se do bënte surprizë. Por ai vetë e ndjente, e dinte që e kishte të vështirë të depërtonte mes çiftit. Nuk e kam parë si lojtar por si opinionit.
Ai e quajti veten lojtar të fortë, sepse Olta e nxori në nominim për të nxjerrë Kiarën nga shtëpia. Olta ka qenë e sigurt që dilte Kiara prandaj e bëri këtë. Ajo nuk futi maestron sepse e ndjeu rrezikun që ai mund të ikte para Kiarës.”- tha Meridiani.
“Nuk më pëlqen si përflitet gjithmonë kjo gjëja e nominimeve. Ky nominim nuk i faturohet atij personi, por supozohet që është i ndikuar. Dhe kur e bëri Dea u tha që u ndikua nga Olta dhe Olta sikur u ndikua nga Maestro.”- tha Greta.
“Olta aty vetëm ka nevojë për mbështetje nuk rri dot vetëm. Dean ai nuk e llogarit në lojë. Ai aktualisht e ka kuptuar sa i fuqishëm është jashtë. Largimi i Kiarës mund ta fokusonte më shumë në lojë.
Olta është marrë me jetën personale të Oltës jashtë. Kuçedër nuk është ofendim i barabartë me atë që i është bërë Jonës nga Olta. Big Brother është një lojë nervash. Si të duket që një femër të të thotë p*t*në ose k*r*ë? Ajo ka sharë nga robt gjithë produksionin.”- tha Meridiani.
“Nëse ti flet me këtë gjuhë, ti miraton gjuhën që përdorin dhe komentuesit. Ti nuk duhet të dalësh fare në ekran me këtë gjuhë.”- tha Greta.
Diskutime rreth kësaj post