Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Pikat mbi I” e pranoi se amerikanët mund të ndjekin të njëjtën procedurë edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, si në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, që po gjykohet për krime lufte në Hagë.
Ngjela theksoi se SPAK nuk flet për këtë çështje, nëse kanë ardhur në Shqipëri apo jo prova kundër Berishës.
“Goditja duhet të nisë majtas. Nuk fillon nga opozita aksioni, por nga maxhoranca. Andej nisi. Ata që e drejtojnë, ata e dinë se andej duhej të niste. e dimë që ka korrupsion, e di gjithë populli. Por s’kemi prova. FBI i ka sjellë provat kundër Berishës? Dimë gjë ne? jo! Zhukri e njohu Grupin e Rithemelimit, por është ankimuar vendimi. Nuk na thotë se si e njoh Rithemelimi. Rithemelimi nuk është parti. Saliu lufton kot. Erdhi ai amerikani, por ata zbatojnë ligjin. Ato të tjerat janë lëvizje ekstra-ligjore. Po deri sa të bëjë Kongresin Saliu, s’dihet ça thotë Apelit. Zhukri e ka shkelur ligjin, është drejt procesit penal. Ai e ka shpresën te Apeli, që ta marrë Gjykata e Lartë. Apeli duhet të shprehet. Çdo ndryshim i lidershipit, shkon dhe depozitohet në gjykatë. Saliu nuk ka respektuar një herë në jetën e vetë ligjin. Po pse e kanë duruar shqiptarët? Ai është ekstra ligjor, gjithë jetën e tij ka shkelur ligjin. I ka sjellë Shqipërisë një shkatërrim të madh. Ai është rrënuesi i madh i vlerave kombëtare. Ai mendon t’i kundërvihet Uashingtonit. Të ardhmen e të djathtës shqiptare e ka në dorë politika amerikane, që ka provat kundër Saliut. Provat kundër Hashim Thaçit s’u paraqitën në Prishtinë, por u krijua një gjykatë tjetër, në Hagë. Ai ishte në UÇK. UÇK është ende e armatosur dhe ata mund të kenë pasur prova që mund të krijoheshin përplasje. Por a do të ketë analogji në Shqipëri? Do presim që ta shikojmë. Këta i shmangen gazetarisë kur pyet, SPAK-u kur pyesin: A ka prova nga FBI? Ata thonë; Nuk dimë gjë! Kështu u veprua me Thaçin. Këtë analogji mund të kemi edhe këtu. PD ishte unike, dhe ishte Basha. Po të mos donte Saliu, zgjidhej Basha? Jo! Ai ishte më i afërti i Saliut.”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post