Bledi Mane ka treguar në “Wake Up” se sa lekë fitojnë ish-banorët e “BBV” nga rrjetet sociale me postimet që bëjnë.
Ai shprehet se në krye të listës qëndron Luiz Ejlli i cili me koncerte, reklama në Instagram etj ai fiton 100 mijë euro në muaj. Ai shpreson që Luizi të dijë t’i menaxhojë paratë që fiton dhe të mos i harxhojë brenda 30 minutave.
Bledi Mane: E kapën situatën, po menaxhojnë veten në mënyrën më të mirë dhe sot vijnë me xhepat plot.
Neada Muçaj: Kush e kryeson listën?
Bledi Mane: Natyrisht që Luiz Ejlli. Statistikat tregojnë që Luizi i fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, rrjetin e tij social Instagram, kontratat e koncerteve, natyrisht. Shumë aktiv është edhe Maestro.
Blendi Salaj: Një sekondë, si ja matni ju paratë e fituara, në çfarë mënyre kur flasim për statistikat?
Bledi Mane: Ne banorët mes njëri-tjetrit kemi kontakte.
Blendi Salaj: Pra ti ke informacion.
Bledi Mane: Po patjetër, duke qenë dhe gazetar, ju besoj se më kuptoni. Nuk është kureshtje individuale por është kureshtja e profesionit që këta djem e vajza e lanë famën aty apo e morën me vete dhe dinë ta konvertojnë në të mira materiale.
Blendi Salaj: Kështu që Luiz Ejlli me 100 mijë euro në muaj, është një shumë e konsiderueshme.
Bledi Mane: Luizi është një dallaveraxhi, një biznesmen, një njeri që i kap situatat dhe di t’i kthejë në të mira materiale. Ndoshta ka ndryshuar që këto të mira materiale nuk i shpërdoron brenda natës dhe unë ia kam uruar dhe ia kam këshilluar…
Neada Muçaj: 100 mijë euro në muaj supozohet të bëhet miliarder brenda vitit.
Bledi Mane: Janë ca makineta që s’ka nevojë për një muaj, ka nevojë vetëm për 30 minuta. Kështu ka mënyra për t’i shpërndarë paratë sidomos në këtë kohë që vlojnë pushimet e shtrenjta nga Ksamili në Theth. Gjithsesi ai djalë mbetet kampion dhe deri tani po i ndjek këshillat.
Diskutime rreth kësaj post