Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sapo ka publikuar një hartë në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.
Duke iu uruar mirëmëngjes ndjekësve të tij në Facebook me një fytyrë të zgërdhirë, Rama ka treguar hartën e “investimeve për sigurimin e furnizimit me 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug” të Shqipërisë në kuadër të një videoje që e ka shpërndarë tri orë më parë.
Por, ajo që shqetëson, siç mund ta vini re, është se territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisëi.
Marrë parasysh qëndrimet e deklaruara publike, nuk besohet se Rama e ka bërë një gjë që të tillë me qëllim. Rama në Beograd kishte mbrojtur Pavarësinë e Kosovës para disa vitesh dhe kishte dalë kundër Serbisë në disa raste në vitet e fundit.
Por, kjo gafë megjithatë është e pafalshme për të parin e Shqipërisë, vendit më aleat të Republikës së Kosovës.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post