Sado që njerëzit e mendojnë atë si ‘Biri i Zotit’, fakti se Jezusi ekzistoi si një figurë historike rrallë është diskutuar.
Pas të gjithave, ai përmendet nëpër libra krishterë, hebre dhe romakë. “Antikitetet e Hebrenjve”, shkruar diku rreth vitit 93-94 AD, e përmend Jezusin biblik në librat 18 dhe 20.
Përderisa historiani romak Tactius, në ‘Kronikat’ e tij, shkruar diku rreth vitit 116 AD, përmend ‘Krishtin’ dhe ekzekutimin e tij nga Pontius Pilate, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, historianët dhe blogerët tani janë duke e vënë në pikëpyetje nëse një njeri i quajtur Jezus ekzistoi me të vërtetë. Ata thonë se ai mund të jetë asgjë më shumë sesa një figurë historike si Herkuli ose Edipi.
Sot, shumë libra e hulumtojnë këtë temë nga një kënd i freskët, duke përfshirë Zealot nga Reza Aslan, “Dhjetë Mitet e Krishtere që Tregojnë se Jezusi nuk Ekzistoi Kurrë” nga David Fitzgerald dhe “Si u bë Jezusi Zot” nga Bart Ehrman.
Historianët megjithatë tregojnë për mungesën e burimeve të besueshme historike. Shumica e të dhënave rreth Jezusit vijnë nga burimet krishtere – dhe këto të gjitha janë të shkruara shumë vite pas vdekjes së tij.
Në Bibël, nuk përmendet jeta e Jezusit mes moshës 12 dhe 30 – një lëshim mjaft i madh për një njeri që jetoi deri në moshën 33 vjeçare. Një tjetër problem është se pak shkrime biblike e përmendin emrin e vërtetë të tij.
Aty nuk ekzistojnë burimet krishtere, ky problem është edhe më i madh. Historiani Richard Carrier shkroi se madje edhe referencat rreth Jezusit në punën e Jozefit ishin shtesa të bëra nga shkruesit krishterë. Ai thekson se një pasazh i veçantë, ekzekutimi i Jezusit nga Pilati, u vodh nga Ungjilli i Lukës.
Carrier beson se personazhi i Krishtit mund të jetë nxjerrë nga qeniet e mëparshme gjysmë-hyjnore nga mitologjia e Lindjes së Afërt.
Diskutime rreth kësaj post