Gerard Pique i ka surprizuar të gjithë. Ai ka njoftuar se ka vendosur të heqë dorë nga futbolli dhe se ndeshja e tij e fundit do të jetë të shtunën në Nou Camp, Barcelona kundër Almerias.
“Kam vendosur që ky është momenti për të mbyllur ciklin. Gjithmonë kam thënë se pas Barçës nuk do të ketë asnjë ekip tjetër, dhe kaq. Kjo e shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në Camp Nou. Për javë e muaj ata kanë folur për mua dhe deri më tani nuk kam thënë asgjë, por tani dua të jem ai që do të flas me ju për veten time. Si shumë prej jush, unë jam një tifoz i Barçës, i përjetshëm. Nuk doja të bëhesha futbollist, doja të isha lojtar i Barcelonës”, ka deklaruar Pique në një video të publikuar në rrjete sociale.
Kujtojmë se Pique ka qenë këto kohë në qendër të vëmendjes së mediave pas ndarjes nga Shakira dhe lidhjes së tij të re.
Diskutime rreth kësaj post