Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.
Ashtu si të gjithë të ftuarit e tjerë, Bregu iu përgjigj pyetjeve thumbuese të fëmijëve në panel. Një vogëlushe i bëri asaj një pyetje vërtet pikante.
“Unë me gjyshin shikoj televizor dhe shikoj burra dhe gra që zihen tek Parlamenti. Ata duhet të jenë miq apo armiq?”, tha e vogla.
Ndërsa ish-deputetja e PD i dha këtë përgjigje: “Gjyshi të paska dhënë pyetje shumë të bukur. Këtë gjyshin tënd dua ta takoj dhe ta kuptoj pse të jep këto pyete.(qesh) Atje në Parlament ashtu bëjnë zihen po gjyshi jot mos e marrë aq me emocion dhe prej vërteti se po të dalësh te kafja e Parlamentit rrinë të gjithë bashkë. Ato që i sheh të zënë kur dalin te kafja pastaj bëjnë edhe shaka dhe rrinë bashkë. Kështu që nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Kërkoj ndjesë se unë e kam bërë edhe vetë dhe nuk është gjë e mirë’.
Diskutime rreth kësaj post