Një ngjarje e u regjistrua mesditën e sotme në Sheshin “Skënderbej” ku një i ri u fut me shpejtësi me një automjet duke tentuar të shtypë qytetarët, ku shkaktoi momente paniku dhe terrori.
Fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar, ndërsa agresori është identifikuar si Arben Mema, 32-vjeç banues në Kombinat, i cili u neutralizua nga një qytetar që bëri një veprim heroik.
Menjëherë, kryeministri Edi Rama ka ndarë foton me heroin i cili ndaloi agresorin në sheshin Skënderbej.
Klodian Elqeni është heroi i cili parandaloi sulmin që ndodhi në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë. Bashkë me dajën e tij, Baki Albina, kanë shkuar në selinë e PS-së e cila ndodhet pranë sheshit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post