Gentian Ceka, shoferi i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është thirrur sot në organin e akuzës nga prokurorët e çështjes “Tahiri”, për t’u marrë në pyetje.
Emri i tij u përmend në historinë e arrestimit të biznesmenit të ri Orest Sotës, i cili u arretua pranë Kurumit me 863 mijë euro në makinë dhe me dy patenta, një të Saimir Tahirit për skafe, dhe një patentë të bashkëshortes së ish-ministrit.
Ceka kishte udhëtuar më parë me Orest Sotën në makinë, dhe më herët ka deklaruar se kishte harruar patentat e Tahirit në makinën e Sotës.
Gentian Ceka, shfaqet edhe në përgjime telefonike.
Sipas prokurorisë, Sota dhe shoferi i tij personal, Leonard Almeta janë përgjuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit, ku biznesmeni mësohet se ka pyetur shoferin se “Çfarë duan patentat e Tahirit në makinën time?”.
Ndërsa Almeta (shoferi i Sotës) i është përgjigjur se “I ka harruar Gent Caka” (shoferi i Tahirit). Më pas është përgjuar edhe Caka kur ka folur me Almetën, pasi është lënë i lirë. Caka mësohet se i thotë Almetës “Nuk ka faj Oresti pasi i kam harrur unë ato aty”.
Ndërkohë, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i cili tashmë ka hequr dorë edhe nga mandati i deputetit, është në hetim për akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim me banda kriminale.
Diskutime rreth kësaj post