Temperaturat e larta, të cilat ndikojnë në prishje të shpejtë të artikujve ushqimorë, por edhe shprehitë e këqija jetësore, siç është moslarja me rregull e duarve, shkaktojnë infeksione të shpeshta të zorrëve gjatë verës.
Mjekët thonë që numri i madh i pacientëve me probleme të stomakut paraqiten çdo verë dhe se në këtë pikëpamje nuk dallohen nga të tjerët.
Gjatë ditëve të nxehta verore artikujt ushqimorë prishen shpejt, kërkojnë masa rigoroze të ruajtjes, madje jo vetëm të atyre të cilat blihen nëpër kioska, por edhe të atyre të cilat gatuhen në shtëpi dhe i marrin me vete në piknik.
Njerëzit shpesh dalin në natyrë, marrin me vete ushqimin dhe e konsumojnë, ndërkaq më parë nuk i lajnë duart, transmeton Telegrafi.
Të gjithë këta janë faktorë rreziku të cilët i kontribuojnë zhvillimit të infeksioneve virusale të zorrëve, por edhe infeksioneve bakteriale.
Masa preventive themelore dhe më e mirë për të gjitha sëmundjet infektive është larja e duarve, pastaj të përdoret vetëm ushqimi i përgatitur i freskët gjatë ditëve të verës.
Duhet shmangur artikujve që lehtë prishen, siç janë lloje të ndryshme salcash, majoneza dhe çdo gjë që lehtë prishet në temperatura të larta.
Infeksionet e zorrëve shkaktojnë ngritje temperature, të vjella dhe diarre, gjë që mund të çojë në dehidratim të organizmit.
Diskutime rreth kësaj post