Analisti Frrok Çupi në një intervistë televizive, ka komentuar mungesën e një takimi mes zyrtarit të DASH Philip Reeker dhe Ilir Metës. Ai u shpreh se SHBA-të i kanë vënë vizën dhe nuk e njohin presidentin Meta.
“Ky është një sinjal tjetër se SHBA se njohin presidentin, nuk kanë të bëjnë me të dhe i kanë vënë vizën. Ky është një problem shumë më i madh, është një problem i gjerë. Ne jemi vendi i fundit në Ballkan që po shkundemi nga krijimi i 30 vjetëve. Fati i mirë është se ndodhi, fati i keq është se ndodhi në fund të rajonit”, – tha Çupi.
Po dje ai ka ndalë me një reagim të fortë pas ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur ditët e fundit në vendin tonë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Frrok Çupi u shpreh, se faji për gjendjen në të cilën ndodhet vendi është i atyre që janë në pushtet dhe që qeverisin vendin. Çupi, hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit të vendit si edhe presidentit Meta duke thënë se ata janë të korruptuar.
“Presidenti dhe kryeministri i vendit, dy poste të stërlarta, janë kapur tek rrezikojnë paqen e vendit. Janë kapur në korrupsion të rrezikshëm, në minimin e demokracisë që është shpirti i kohës. Presidenti i tanishëm është kapur me sfurqe e me kosore duke u bërë thirrje vikingëve shqiptarë që të vrasin kë të kapin. Një djalosh në Sarandë u betua se kishte dëgjuar Ilir Metën dhe prandaj mori sëpatën e i preu gishtat kolegut”, – tha ai.
Ndër të tjera, ai u shpreh se ata që cilësohen si të fortë tashmë mbrohen nga shoqëria. Analisti Frrok Çupi, vijoi më tej duke thënë se është shteti ai i cili, duhet që të kontrollojë ata që cilësohen si të fortë.
“Kam frikë se ka ardhur një moment kur shoqëria bën sikur ka rënë në dashuri me ata që e shtypin me makinë ose e rrahin. Kjo do të ishte e tmerrshme. Pa mendoni sikur në fshat t’u vijë një makinë luksoze ose dikush që qet me kallashnikov? Deri para pak kohe edhe në rrugët e Tiranës këta ndiqeshin me përulësi prej tifozëve. Kam shumë frikë se ndodh prapë kështu. Ndryshe nuk kishte arsye që të vinte Amerika të na dëshmonte cili është më i forti e cili është më i korruptuari”, – shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post