Disa sulme terroriste të planifikuara të kryheshin në Rusi nga ana e grupit të Shtetit Islamik ISIS në Moskë dhe në Shën Peterburg u parandaluan ditën e sotme duke çuar në arrestimin e dhjetë terroristëve me origjinë nga Azia Qendrore, njoftoi sot Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).
«Më 12 nëntor, dhjetë terroristë u arrestuan në Moskë dhe në Shën Peterburg (veriperëndim) qyteti i dytë më i madh i Rusisë, bëri të ditur FSB-ja në një deklaratë, cituar nga agjencia publike ruse Ria-Novosti.
Ky grup terrorist i përberë nga shtetas të vendeve të Azisë Qendrore planifikonte të kryente një seri aktesh terroriste dhe sabotuese në Moskë dhe në Shën Peterburg me armë automatike dhe me eksploziv të fuqishëm artizanalë », saktesoi deklarata.
Gjatë arrestimit u sekuestruan katër bomba artizanale, armë zjarri dhe municione, sipas së njëjtit burim.
« Operacioni u krye në bashkëpunim me forcat e sigurisë së Taxhikistanit dhe Kirgiztanit, dy ish-republika sovjetike të Azisë Qendrore me shumicë myslimane », shtoi deklarata.
Diskutime rreth kësaj post