Nga java tjetër, disa vërtetime dhe autorizime që lidhen me gjendjen e patentave ose lejeve të qarkullimit të mjeteve mund të merren online në portalin “e-albania”.
Kështu, nëse të është hequr leja e drejtimit ose ke humbur pikët e patentës, autorizimin për ta rifituar mund ta marrësh online.
Po ashtu, vërtetimi për rastet e humbjes së patentës do të lëshohen në portalin “e-albania” dhe pagesat mund të bëhen po përmes internetit me karat bankare.
“Ky vërtetim kërkohet nga Policia e Shtetit. Qytetari aplikon në “e-albania” për të marrë këtë vërtetim për rastet kur humbet lejen e drejtimit, nuk shkon në drejtorinë rajonale, por aplikon online”, thotë Shkëlqim Gruda, drejtor i patentave pranë Drejtorisë së Rrugëve.
Por duhet bërë kujdes! Procedura për të marrë një pantentë nuk ka ndyshuar, duhet paraqitje fizike pranë sporteleve.
“Aplikmi do të bëhet pranë drejtorive rajonale sepse kusht i domosdoshëm është paraqitja e certifikatës mjekësore, po kështu dhe e fotografisë së qytetarit”, sqaron Gruda.
Dokument i rëndësishëm që mund të merret online është vërtetimi mbi statusin e mjetit.
“Javën tjetër do të marrin vërtetimin e konfirmimit të gjendjes së mjetit aktiv apo jo aktiv, i ka paguar apo nuk i ka paguar taksat, afatet e pagimit që mund të përdorë, që ka detyrime apo që s’ka. Këto vërtetime me vulë dixhitale që merren nga portali qeveritar “e-alabania” do të shërbejnë si vërtetim për institucionet shtetërore, tek noterët apo kudo që i kërkohen qytetarit”, thotë Fiqiri Midha, drejtor i lejeve të qarkullimit pranë Drejtorisë së Rrugëve.
Diskutime rreth kësaj post