Një tërmet me madhësi 5.4 ballë të shkallës Rihter tronditi Qipron para pak minutash. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 10 km dhe një vendndodhje 38 km në juglindje të Nikosisë.
Sipas mediave qipriote, tërmeti u ndje në të gjithë ishullin, veçanërisht në Nikosia dhe Larnaka,
Për shkak të lëkundjeve, seanca plenare e parlamentit u pezullua për votimin e buxhetit.
Fatmirësisht asnjë dëm nuk është raportuar deri më tani.
Diskutime rreth kësaj post