Gazetari Armando Shkullaku, i ftuar në një forum të hapur me studentët e UET, iu ka dhënë fund zërave për një kalim të mundshëm në Top Channel.
Shkullaku ka thënë se ka patur një ofertë nga TCH, por arsyeja që e ka refuzuar ka qenë mungesa e një qëndrimi koherent.
“Unë me vështirësi lëviz, sepse nuk besoj se duke ndërruar mediat mund të shtosh autoritetin dhe besueshmërinë tënde.
Kam përvoja në Klan Kosova dhe ABC. Që të ndërtosh diçka duhet besim; te vetja, te projekti, që do kohë. Duhet t’ua ilustrosh njerëzve me të cilët punon, duhet t’i motivosh.
Të ndërtosh diçka nga e para dhe pas një viti të të thonë “shih se më thirri Rama dhe u kthyem aty ku ishim”…Kam 27 vjet që e kam provuar këtë vazhdimisht.
E provova edhe me ABC News, provova të bëj diçka për 4-5 vjet dhe m’u tha që është mirë siç është”, – tha ai, duke mos e mohuar se edhe vetë ka bërë kompromise. “Kam pasur edhe unë raste ku i kam thënë derrit dajë”, ka thënë gazetari.
Diskutime rreth kësaj post