Ditën e sotme, një mjet ka shpërthyer në flakë në autostradën Tiranë-Durrës, siç shihet edhe nga pamjet, flakët e përhapura në automjetin që ka ndaluar në anë të rrugës kanë qenë të mëdha, duke e shkrumbuar atë totalisht.
Ndërkohë, makinat e tjera që përdorin këtë rrugë, kanë devijuar korsinë pranë mjetit të parkuar për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Njoftimi:
“Me datë 04.06.2023, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtuese shtetasen A. D., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post