Në orët e para të mëngjesit të sotëm një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Thanë-Përrenjas, teksa ishte në lëvizje, duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Përrenjasit, kur një masë elektrike në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët.
65-vjeçari me inicialet N. Gj., banues në Durrës, ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shpëtuar nga dëmtimet.
Zjarrfikësit e Përrenjasit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që po bëhet edhe pastrimi i rrugës nga prania e vajit.
Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e djegies së mjetit
Diskutime rreth kësaj post