Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës.
Fabrika është e përfshirë e gjitha nga zjarri. Në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve zjarrfikëse të Tiranës, Vorës, ndërsa mësohet se është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikëset e Durrësit.
Shuarja e flakëve duket e vështirë për shkak të materialeve që ndodheshin në fabrikë.
Me anë të një deklarate, policia njofton se fatmirësisht si pasojë e zjarrit të madh nuk ka asnjë person të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.
Diskutime rreth kësaj post