Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar pas vendimit të sotëm për riorganizimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike e cilla do të kalojë në varësinë e Akademisë së Shkencave.
Përmes një postimi në Facebook, Açka u drejtohet me një mesazh ministres Evis Kushi dhe Skënder Gjiinushit, duke thënë se “shkrirja e Albanologjisë” përbën një dëm të madh për gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.
Açka u shpreh në mbrojtje të profesorëve dhe të gjithë kontributorëve të nderuar.
Postimi i plotë i Futura Açkës:
“Kushi dhe Gjinushi
Mjafton shkrirja e fjalës “Akademi Albanologjike” për të nënkuptuar dëmin e madh që po i bēhet kulturës, gjuhës, arkeologjisë, letërsisē dhe historisë shqiptare. Pas mbylljes së kopshte e shkolla, nuk duhet të përfshinin në cv tuaj politike, për asnjë kusht, mbylljen e një akademie aq emblematike, zonja Kushi.
Mjafton fakti që asnjë zë (ose ndonjë i rrallē) autoritar nuk u ngrit të kundërshtonte ndonjë shkelje (edhe pse ankesë kanē qenë të shpeshta, gjatë analizës vjetore të Akademisë së Shkencave Shqiptare, mjafton ngjyra mavi e ftesave dhe e posterit për përvjetoret e këtij institucioni, mjafton mënyra tinzare e zgjatjes së mandatit tuaj politik, për të kuptuar sa apolitik është ky agresion ndaj shkencës albanologjike, zoti Gjinushi.
Ka edhe raste kür, me dëshirēn dhe qëllimin e mirë, gjërat rregullohen, jo rrënohen. Dhe ky është rasti.
Në mbrojtje të profesorëve dhe të gjithë kontributorëve të nderuar. Dëshmi janë veprat, jo vitet politike, jo gjepurat dhe kulisat politike, të trashëguara nga regjimi i kontrollit dhe birësimi i dikurshëm me të.”-shprehet ajo.
Diskutime rreth kësaj post