Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Lajmin e ka bërë publik botuesi i tij Fatmir Toçi.
“Fatos Kongoli, ndër shkrimtarët më të dashur dhe më përfaqësuesi i periudhës 30-vjeçare së tranzicionit shqiptar ndodhet prej kohësh në spital në gjendje të rëndë”.
“Fatos Kongoli ndodhet në peiudhën postoperatore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë për dhurim gjaku…”.
Fatos Kongoli i ka dhuruar letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore, shkruan Gazeta Shqip.
Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun.
Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetjen tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializuar nga drejtuesit e institucioneve shtetërore.
Diskutime rreth kësaj post