Marjus Musaku vazhdon të jetë ende në burg për pengmarrje dhe përdhunim Ersida Dyrmishit, nënë e dy fëmijëve. Ndërsa vetë Musaku, në atë kohë deklaroi se Ersida Dyrmishi kishte shkuar me dëshirën e saj, madje se të dy kishin krijuar një histori dashurie. Në një intervistë nga burgu për Top Channel, Marjus Musaku u shpreh se është i pafajshëm dhe çdo gjë ka qenë me dëshirë. Madje, ai deklaroi se gjatë muajit qershor ka qëndruar pothuajse çdo ditë nga 2 orë në hotel me Ersidën dhe për këtë ka dhe dëshmitarë. Sipas tij, tashmë Ersida ndodhet në Itali, ku edhe ka bërë kërkesë për azil.
“Ka dalë psikologia e Ersidës, ka shkuar tek varri i vëllait dhe i ka dëshmuar se ka qenë në hotel. Unë shkoja çdo ditë në hotel me të nga ora 2 deri në orën 4. Ditë për ditë. Nikollë Marku ka bërë një falsifikim për çdo gjë. E ka bërë OPGJ. Nuk më kanë marrë njëherë në pyetje. Këta kanë dëshmuar në gjykatë. I zoti i shtëpisë ka folur në seancë, atje ku shkoja unë tek shtëpia e tij. E kanë vërtetuar lidhjen me Ersidës. Avokati im i ka kapur të gjitha shkeljet që ka bërë OPGJ. Nuk kam pikë lidhje me këtë çështje. Ajo e bëri se e kapa me shokun e burrit se po vuaj. Kam një motër që me vjen para mbrapa. Nikoll Marku është korruptuar në sy të tim nga burri i Ersidës. Kërkoj të më hapen 2 telefonat, nëse kam faj të më dënojnë me varje. Tani ka dalë ekspertimi i telefonit, por mu shty gjyqi. Janë ekspertë shtetërorë. Më shtyhet gjyqi se janë duke mbrojtur njëri-tjetrin. Kallëzimi është bërë në 1 gusht dhe me datë 12 Ersida dhe burri i saj janë zhdukur nga Shqipëria. Ulsi Manja të ma shikojë dosjen. Ersida nuk ka ardhur kurrë në gjykatë. Nuk kam komunikuar as me Ersidën dhe asnjë. I kam kërkuar që të shkonin në hotel, kudo që shkonim ne. Ersida është në Itali, OPGJ i ka dhënë fletë azili. Ka shkuar për të marrë azil. OPGJ i ka dhënë një fletë sikur është përdhunuar. Tek shtëpia ku rrinim na sillte kafe kamarieri lart,”-tha ai në një prononcim që ka bërë nga telefoni i burgut.
Vitin e shkuar bëri bujë lajmi se nëna e dy fëmijëve, 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi, ishte larguar pa gjurmë nga banesa duke detyruar të shoqin që të denonconte zhdukjen e saj në Polici. Burri i saj publikoi foton e të shoqes dhe kërkonte informacione për të. E reja u gjet në një hotel, e pretendoi se Marjusi e kishte marrë peng nën kërcënimin e armës, madje dhe e kishte përdhunuar. Ndërkohë sipas familjarëve të Marjusit, ai ndodhet ende në qeli dhe rrezikon nga 10 deri në 25 vite burg. Por duket se akuzat ndaj tij kanë rënë, e ajo që do dënohet është 31-vjeçarja Dyrmishi. Në krahun e tij është edhe ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se e reja nuk ishte e përdhunuar.
Diskutime rreth kësaj post