Shkoi te dentisti për shkak të një dhimbje të fuqishme në dhëmb, por bëri një zbulimi i cili i ndryshoi jetën.
Lauren Neilly, një 23-vjeçare irlandeze e cila punon në bankë, vuante prej disa javësh nga dhimbje dhëmbësh, e cila kishte nisur pak pasi kishte prerë njërin gisht.
Por nga vizita tek dentisti pak muaj më parë, zbuloi se kishte një formë shumë agresive leuçemie për shkak të analizave të thelluara.
Vajza u operua menjëherë në nofull, por as që e mendonte se pas simptomave që kishte fshihej një sëmundje kaq e rëndë.
Familja dhe kolegët e 23-vjeçares mbetën të shokuar, duke nisur një fushatë online për mbledhje fondesh, për ta ndihmuar në përballimin e shpenzimeve, shkruan noa.al.
“Janë parashikuar katër cikle kimioterapie dhe vetëm në fund mund të kuptohet nëse kanë funksionuar ose jo”, shpjegoi nëna e Lauren për mediat vendase.
Vajza prej kohësh ndihej e lodhur dhe kishte dhimbje të çuditshme, ndërkohë që pas një viti do martohej me të fejuarin Ben.
Diskutime rreth kësaj post