Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha pas arritjes së saj në Shqipëri fillimisht e ka vizituar fshatin Bubq. Ajo ka treguar se do të kontriboj në ndërtimin e një shtëpie fillimisht atë të familjes Musa, familje të cilën edhe e ka vizituar.
“Ne kemi shkuar në shtëpinë e familjes Musa. Shtëpia e tyre tani është e pabanueshme dhe duhet të rindërtohet nga fillimi”, ka shkruar ajo në një postim.
“Shtëpia e parë që do ta rindërtojmë është ajo e familjes Musa”, ka treguar tutje Bebe e cila tregon se familjarët i kanë dhuruar portokall me vete.
Bebe tha se ani pse ata nuk kishin diçka tjetër për të më ofruar nuk e kanë lënë të kthehet duarthatë./Lajmi
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post