Në lidhje me helmimin e mbi 80 banorëve në Bulqizë reagoi edhe ish- deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.
Çupi shkruan se situata shëndetësore e banorëve të Bulqizës vijon të përkeqësohet, ndërsa kërkon nga autoritetet të marrin masa.
Ajo shprehet se duhet të hetohet më gjerë lidhur me rastin e rëndë që rrezikon jetët e banorëve dhe përgjegjësit e vërtetë duhet të vihen para drejtësisë.
“Situata shëndetësore e banorëve të Bulqizës vijon të përkeqësohet dhe numri i të prekurve nga helmimi vjen në rritje. Autoritetet pergjegjese po mundohen kujt tia lënë përgjegjësinë në derë për këtë ngjarje të rëndë.
Banorët e Bulqizës prej tre ditësh po përballen me një situatë të pazakontë duke shkuar drejt 100 numri i të prekurve nga helmimi.
Diskutime rreth kësaj post