Themeluesja e shkolles shqipe në New York, Kozeta Zylo thotë se qëllimi i kësaj hapjes së kësaj shkolle është mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në SHBA, por edhe për të rriturit.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Zylo u shpreh se në shkollë mësohet shqip prej 16 vitesh.
Ndër të tjera, Zylo shtoi se për fëmijët, përdoret abetarja e unifikuar.
“Ne që kur kemi ardhur në 1997, ikëm nga lufta civile nga viti i mbrapshtë i 1997, qëllimi është, dihet hapja e shkollës shqipe, u përballëm me shumë fëmijë emigrantësh që nuk flisnin gjuhën shqipe. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Vazhdimisht ishte duke humbur gjuha shqipe. Nuk jam vetëm unë themeluesja, por bashkëthemeluese me familjen time. Kemi 16 vjet që flasim shqip, janë të gjtha shkollat online në New York. Si shkollë shqipe kemi pasur vizitë nga personalitete, mund të përmend grupin e ministrisë së Arsimit të shoqëruar Nora Malaj, e shumë të tjerë. Ishin 7 veta që erdhën nga ky institucion. Kemi dashur të bashkëpunojmë me diasporën.
Këtu, kjo nuk është shkollë shqipe si në Shqipëri, bëhet mësimi jashtë programit amerikan. Mësimi është pas programit amerikan. Programi është i thjeshtë. Më së shumti përdoret abetarja e unifikuar për fëmijët, përdorim librat e gjuhës shqipe. Jo vetëm këtë shkollë, janë disa shkolla. Të gjithë janë fëmijë të emigrantëve shqiptarë.
Unë them se duke qenë me vite këtu dhe që u zhvillua parada e shqiptarëve dhe jam krenare që u zhvillua parada, është shumë kënaqësi kur shikoja bashkëatdhetarët e mi në Tiranë dhe në Vlorë. Unë mendoj që duhet të jemi akoma të bashkuar, duhet të jemi shkëmb për flamurin tonë. Duhet të bëjmë atë që ëndërronin rilindasit tanë, bashkimin kombëtar. Shqiptarët janë organizuar shumë mirë, ngritëm flamurin kombëtar në Manhatan. Mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së New York”, theksoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post