Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet që kanë nisur për ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal të Fierit.
Rama shoqërohej në këtë takim nga ministret Belinda Balluku Ogerta Manastirliu, ndërkohë që nuk harroi ti kujtonte inxhinierëve turk kohën se kur duhet të përfundojë spitali, pikërisht në muajin e zgjedhjeve, Prill, ku do tiu kërkojë shqiptarëve mandatin e tretë qeverisës.
“3 muaj janë, s’ka kohë më të shpejtë të mundshme, 3 muaj janë”, tha Rama.
“Ne do ta bëjmë sa më shpejt, jemi në dijeni të pozicionit që kemi dhe presionit që kemi”, u shpreh inxhinieri turk nga ana e tij.
Diskutime rreth kësaj post