Kandidatja për deputete e PD-së në qarkun e Tiranës, Jorida tabaku ka shkuar pak çaste më parë për të votuar. Tabaku është shfaqur në qendrën e votimit e shoqëruar nga bashkëshorti dhe 3 fëmijët e tyre, vajzat binjake dhe djali i vogël.
Tabaku ka hedhur votën në kutinë e votimit, duke bërë thirrje se të gjithë duhet të votojnë për të ardhmen e fëmijëve.
“Bashkë me Saimirin votuam për Arbën, Irisin dhe Drenin! Votoni për fëmijët tuaj, votoni për ndryshimin! Voto9!”, – ka deklaruar Tabaku.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post