Paraditen e sotme një ngjarje e rëndë për pak sa nuk u kthye në një tragjedi.
Helikopteri i një firme private u rrëzua në hyrje të qytetit të Korçës duke u përplasur më pemët.
Ai ishte nisur për të marrë një nuse, ndërsa në bordin e tij ishte edhe dhëndri.
Policia e Korçës njofton se shkak i rrëzimit është bërë një manovrë e gabuar nga ana e pilotit.
“Më datë 05.08.2018, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”, pranë Unazës në Korçë, si shkak i një manovrimi të gabuar në ulje, është rrëzuar në një shesh pushimi, helikopteri i një shoqërie private me pilot shtetasin Altin Lama dhe pasagjer shtetasin Gani.H
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale të helikopterit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post