Miliarderi Elon Musk po përballet më një lum kritikash pasi disa postimve në Twitter për pushtimin rus të Ukrainës.
Të hënën në mbrëmje, Musk postoi në Twitter një status duke thënë fillimisht se për të arritur paqen midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të ketë një ribërje të zgjedhjeve “nën mbikëqyrjen e OKB-së” në katër zona të Ukrainës lindore të aneksuara në mënyrë të paligjshme nga Rusia.
Musk tha se “Rusia duhet të largohet” nga ato zona “nëse ky është vullneti i njerëzve”. Ai tha gjithashtu se Krimea, e aneksuar ilegalisht nga Rusia në 2014, duhet të bëhet “formalisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783 (deri në gabimin e Krushovit), duke iu referuar dekretit të vitit 1954 të lëshuar nga kryeministri i atëhershëm sovjetik . si dhe se Ukraina duhet të qëndrojë një vend neutral.
Madje ai heq edhe një paralele me Kosovën, në rastin e zonave të aneksuara, duke bërë që shumë qytetarë dhe njohës të çështjeve ndërkombëtare t’i reagojnë.
Shumë prej tyre ishin të mendimit se janë dy çështje që nuk kanë të bëjnë njëra me tjetrën, duke thënë se Kosova ka kaluar nëpër të gjitha proceset duke përmbushur të gjitha kriteret për të qenë shtet i pavarur dhe sovran.
Në përgjigje të postimeve të Musk në Twitter, Presidenti Zelenskyy postoi një sondazh në Tëitter duke pyetur “cili Elon Musk ju pëlqen më shumë?” me opsionet “ai që mbështet Ukrainën” ose “ai që mbështet Rusinë”.
Ndërsa Ambasadori i Ukrainës në Gjermani ishte gjithashtu i drejtpërdrejtë në komentin e tij, ‘shkofsh në djall është përgjigja ime shumë diplomatike ndaj jush”.
Shumica dërrmuese e reagimeve në Twitter ndaj komenteve të Musk për Ukrainën kanë qenë negative, me përgjigjet tipike që i thonë atij të mos komentojë për gjërat që me sa duket di shumë pak.
Diskutime rreth kësaj post