Vllaznia kërkon të shkruaj historinë ku për herë të parë synon të kalojë në turin e tretë të Conference League. Shkodranët kanë përpara një pengesë të madhe, AEL Limassol dhe një humbje minimale në sfidën e parë, por kuqeblutë besojnë tek kualifikimi. Me “Loro Boriçi” në krahë, trajneri Brdaric dhe të besuarit e tij shpresojnë në një tjetër përballje të madhe. Si në sfidën ndaj Shirokit, të pranishëm në stadium do të jetë rreth 30% e kapacitetit të impiantit ‘’Loro Boriçi’’ me shkodranët të cilët do të kenë në favor tifozerinë e tyre.
Interesimi i mbështetësve ka qenë mjaft i madh, teksa zyra e shitjes së biletave ka nxjerrë një njoftim në xham ku lajmëron të gjithë të interesuarit se nuk ka asnjë biletë të mbetur. Sipas gjasave, janë shitur mbi 6 mijë bileta, dhe për Vllazninë ky do të jetë plus për të bërë paraqitje sa më pozitive.
Diskutime rreth kësaj post