Para 3 ditësh në fshatin Muriqan pati të shtëna armësh teksa një shtetas u tentua që të plagosej pas një konflikti mes dy personave.
Policia vendore e Shkodrës brenda një kohe të shkurtër ka arritur që të arrestojë autorin i cili qëlloi me armë zjarri.
Në këtë mënyrë policia vendore e Shkodrës ka dokumentuar ngjarjen e 29 nëntorit kur shtetasi G.M 34 vjeç qëlloi me automatik kallashnikov.
34 vjeçari është arrestuar nga policia ndërsa është arritur që t’i gjendet edhe arma me të cilën qëlloi.
Shtetasi G.M u konfliktua me shtetasin H.Q dhe 34 vjeçari tentoi që ta plagoste por nuk ia arriti.
Menjëherë policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë. Brenda 3 ditëve ngjarja është arritur që të zbardhet dhe dokumentohet duke arrestuar G.M si dhe duke sekuestrua në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik model 56.
Diskutime rreth kësaj post