Memoriali i gjeneralit turk, Hasan Riza Pasha, që ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës është dëmtuar, duke i hequr disa pllaka në murin rrethues, si dhe duke i hequr edhe flamurin turk, ndërsa flamuri shqiptar që ndodhej pranë tij nuk është prekur.
Flamuri është zëvendësuar menjëherë, ndërsa pllakat e thyera kanë mbetur si dëshmi e dëmtimit.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen as autorët dhe as motivet, por dëmtimi ndodh në një kohë kur historiani turk, Talha Ugurluel u shpreh në Lezhë me një fjalor fyes ndaj heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe në të njëjtën kohë ngriti lart figurën e Hasan Riza Pashës, gjatë një vizite në Shkodër.
Memoriali i gjeneralit turk që mbrojti Shkodrën nga pushtimi malazez është vendosur në këtë qytet në vitin 2007.
Diskutime rreth kësaj post