Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ka marrë tatëpjetën. Qëllimi i socialistëve dhe sidomos kryeministrit Edi Rama është që të rikthejë militantët e LSI në Partinë Socialiste, dhe me sa duket efektet e këtij plani duket se po jepen nga dita në ditë. Sinjali më i freskët vjen nga dega e LSI në Gjeroven të Beratit.
Mesditën e sotme kryetari i degës së LSI-së në këtë fshat dha dorëheqjen dhe u largua nga kjo forcë politike.
Kryetari i degës, Krenar Shehu u shpreh se vendimi im është i pakthyeshëm, pasi janë ndier të papërfaqësuar në këto 10-vite.
Menjëherë pas largimit të kryetarit të kësaj dege, kanë deklaruar “unanimisht” largimin nga LSI edhe 140 anëtarët e degës së fshatit Gjeroven.
Diskutime rreth kësaj post