27 anëtarët e Bashkimit Evropian janë në hapat fillestare të marrëveshjes për të ulur përdorimin e gazit natyror me 15 për qind. Ata kanë afat deri më 31 mars të vitit të ardhshëm për ta realizuar një gjë të tillë.
Kjo nismë është pjesë e një plani të rënë dakord dy javë më parë për të përgatitur bllokun për një ndalim të mundshëm të furnizimeve me gaz rus.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi javën e kaluar se Evropa duhet të përgatitet për “situatën më të keqe” sa i përket kontrollit të gazit dhe raporteve me Rusinë.
Sipas Komisionit Evropian, një total prej 45 miliardë metra kub gaz duhet të kursehen për të arritur objektivin gjatë shtatë muajve të ardhshëm dhe vetëm Gjermania do të duhej të konsumonte rreth 10 miliardë metra kub më pak.
Gjermania mbështetet te Rusia për 35% të importeve të saj të gazit.
Disa vende që varen shumë nga importet e gazit rus, si Hungaria, kanë kërkuar përjashtime nga masat e reja të kursimit të gazit.
Ndërsa blloku nuk ka vendosur sanksione kundër gazit natyror rus për luftën në Ukrainë, Moska ka reduktuar ndjeshëm furnizimet me gaz në muajt e fundit në atë që Brukseli e sheh si një masë hakmarrëse pas vendosjes së masave të tjera që synojnë të ndëshkojnë Kremlinin për nisjen e luftës.
Diskutime rreth kësaj post