Askush nuk e di se çfarë ndodh me trupin e njeriut pas vdekjes. Disa thonë se kur një jetë shuhet, një dritë e bardhë e pret pas shkëputjes nga trupi, apo se jeta kalon me shpejtësi përpara syve. Në fakt, deri tani nuk dihet e vërteta. Mirëpo, një shkencëtar beson se ka zgjidhur misterin e tmerrshëm të vdekjes dhe thotë se mund të na tregojë saktësisht se çfarë ndodh në 30 sekondat e para pasi vdesim.
Cameron Shaw është një neurolog i njohur, i cili bëri autopsinë e trurit të një gruaje, për të zgjidhur këtë mister dhe zbuloi se: “Për shkak se furnizimi me gjak në tru vjen nga poshtë, truri ka tendencën të vdesë nga lart poshtë, duke shuar fillimisht karakteristikat kryesore që na bëjnë njeri”, thotë Cameron.
“Sensi i qenies që jemi, sensi jonë i humorit, së bashku me aftësinë për të menduar, e gjitha kjo vdes në 10 deri 20 sekondat e para. Më pas, teksa vala e gjakut vdes qelizat e trurit, kujtimet dhe aftësia për të folur nisin të shuhen”, shpjegon ai më tej. Ndërsa, në lidhje me faktin se, a ka dritë në fund të tunelit, neurologu ka thënë se ka, por nuk vërteton ekzistencën e përtejme. Dr. Shaw thotë se në të vërtetë nuk mundet që shpirti të lerë trupin dhe ta shohë atë nga lart. Për të, ky është thjeshtë një iluzion që krijon mendja. “Është truri i cili krijon botë vizuale rreth e rrotull vetes që i përngjan realitetit, por që në fakt nuk është realiteti, sepse në të vërtetë personi është i verbër”.
Ndërsa shkencëtarët nga Universiteti i Hadassah në Jeruzalem ekzaminuan 7 pacientë të ndryshëm që kishin patur eksperienca pranë vdekjes dhe zbuluan se të gjithë ata kishin parë eksperienca të forta. Cameron nuk është i pari shkencëtar që studion se çfarë ndodh pas vdekjes. Një tjetër studim i realizuar së fundmi doli në konkluzionin se truri vijon të punojë deri në 10 minuta pas vdekjes.
Diskutime rreth kësaj post