Një kometë e ndritshme, përtej sistemit tonë diellor do jetë në pikën më të afër me Tokën, gjatë të dielë. Objekti mban emrin Comet 2l/ Borisov sepse është objekti i dytë ndër yjor ndonjëherë në tokën tonë, dhe u zbulua nga astronomi amator i Krimesë Gennady Borisov.
Në 2017, në sistemin tonë diellor u zbulua për herë të parë një objekt ndër yjor, kur u zbulua Oumuamua.Forma e saj e çuditshme dhe nxitimi i dukshëm ndërsa u zhduk në hapësirën e thellë çoi në të gjitha llojet e teorive në lidhje me origjinën e saj, duke bërë që një astronom i shquar i Harvardit madje të sugjeronte se mund të ishte produkt i një inteligjencë të huaj.
Për dallim nga kometa Borisov, Oumuamua u pa për herë të parë pasi ajo kishte bërë kalimin e saj më të afërt me Tokën, kështu që kishte pak mundësi për tu studiuar nga afër. Kometa Borisov është vërejtur në gusht, dhe shkencëtarët tashmë kanë qenë në gjendje të përcaktojnë se ajo është shumë e ndryshme nga Oumuamua. Në thelb është e njëjta me shumicën e kometave brenda sistemin tonë diellor.
Fatkeqësisht, Borisov nuk do jetë mjaft i ndritshëm për shumicën e astronomëve, por tani kanë filluar të realizohen disa imazhe mjaft të shkëlqyera. Studiuesit do vazhdojnë të mbledhin sa më shumë të dhëna për Borisov, në muajt e ardhshëm. Shpresa është që të gjurmohet burimi i kësaj komete, por kjo mund të jetë e vështirë pasi Borisov mund të jetë një endacak, që lëviz nga një sistem diellor në tjetrin.
Diskutime rreth kësaj post