Teksa Sali Berisha është në kulmin e fushatës, për të rrëzuar nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, djali i tij Shkëlzen Berisha, e ka zhvendosur vëmendjen nga politika duke publikuar një foto të Nënës së tij, Liri Berisha së bashku me të fejuarën e tij, Armina Mevlanin.
Në foton e publikuar nga Shkëlzeni, Armina shihet teksa ka shkuar për vizitë në stendën e vjehrrës së saj në Panairin e Librit, ku shfaqet e buzëqeshur.
Krah fotos djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha, ka vendosur dy emoji “zemra”.
Kujtojmë se Liri Berisha, këtë vit në Panairin e Librit në Pallatin e Kongreseve, po prezanton librin e saj më të ri, të titulluar “Nënë Tereza në jetën time”.
Diskutime rreth kësaj post