Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH-së nga ana e CEZ, ka mbyllur punën ditën e sotme.
Kreu i këtij Komisioni, Taulant Balla, tha se do t’i kërkojë Kuvendit në seancën e radhës, që të dërojë në Prokurori një kallëzim penal për Shkëlzen Berishën.
Ky i fundit ka reafuar që të japë dëshminë e tij në Komision, për rolin e Nuel Kalajt në privatizimin e OSSH-së nga ana e CEZ.
Ai do të ndiqet penalisht për “Mosdhënie dëshmie”.
Shkëlzen Berisha rrezikon deri në 3 vjet burg vetëm për këtë vepër.
Por aim und të procedohet penalisht edhe për rolin që ka pasur në privatizimin e OSSH-së, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me sekserin Nuel Kalaj.
Diskutime rreth kësaj post