Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është marrë më shumë se 1 orë në pyetje në ambientet e SPAK.
Në ambientet e jashtmë të Prokurorisë së Posaçme ai ka folur për gazetarët dhe u shpreh se ka qenë në SPAK në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen e Gërdecit.
“Jam thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen e Gërdecit. Unë s’kam lidhje me këtë ngjarje, kam përsëritur ato që thënë publikisht.
Më bën përshtypje fakti se e njëjta prokurori 15 vite më parë ka thënë që nuk i sheh të nevojshme këto deklarime”, tha ndër të tjera Shkëlzen Berisha.
Lidhur me shkresën në ministrinë e drejtësisë, për të cilën dëshmoi në SPAK edhe ish ministri Aldo Bumçi, Shkëlzen Berisha mohoi të ketë lidhje me të, edhe pse nuk mohoi takimet e zhvilluara në ministrinë e Drejtësisë.
“S’kam asnjë lidhje me shkresë, Prokuroria duhe të thotë pas 15 vitesh kush e ka bërë atë shkrim. Mendoj që padiskutim prokuroria duhet të thotë e kujt eshtë kaligrafia, nëse nuk është falsifikim. Në orgjinal nuk ka asnjë shënim të tillë.
Që unë të futem në ministrin e drejtësisë për të takuar miqtë e mi, nuk do të thotë të marr vendime për VKM”, u shpreh Shkëlzen Berisha.
Diskutime rreth kësaj post