Letra e Presidentit Bajram Begaj, drejtuar familjes mbretërore britanike për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeta II, ka shkaktuar reagime të shumta.
Ndër të tjera, Begaj e quan sistemin mbretëror si “diçka e tejkaluar” që Elisabeta II “arriti ta sfidojë me mbretërimin e saj”.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, Begaj i drejtohet mbretëreshës me termin “Shkëlqesia e Saj”, e në fakt duhet t’i referohet si “Madhëria e Saj”.
Letra e Begajt nuk ka kaluar pa reagime në rrjetet sociale. Ndër ata që e kanë ironizuar është edhe analisti Andi Bejtja.
Ai thotë se nëse Begaj nuk do të kishte shkarkuar shefin e drejtorisë për marrëdhëniet me jashtë, Edvin Shvarc, nuk do të ndodhnin këto gabime.
“Po të ishte Edvin Shvarc akoma në punë minimumi Presidenti nuk do e kishte bërë “mbretëreshën” “ambasadore”.. i thotë pa iu dridhur qerpiku Mbretëreshës “Shkëqelesi”….po i lëmë të tjerat, prandaj nuk levizen kaq kollaj shefat e protokolleve, madje dhe kur ndërrojnë regjimet…”, shkruan Bejtja.
Diskutime rreth kësaj post