Irani ka urdhëruar shkencëtarët e saj gjatë kësaj të marte që të fillojnë zhvillimin e sistemeve për anije ushtarake të afta për të mbajtur lëndë bërthamore, në përgjigje të asaj që Teherani e quan si shkelje nga Amerika të marrëveshjes historike bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.
Ekspertët bërthamorë thonë gjithsesi se lëvizja e presidentit Hassan Rouhani, nëse realizohet, do të kërkonte nga Irani që të pasuronte uraniumin në një pastërti të zbërthyeshme mbi nivelin e lejuar nga marrëveshja bërthamore, duke qetësuar kështu frikërat se Teherani është duke krijuar një bombë bërthamore.
Njoftimi i Rouhanit shënoi edhe reagimin e parë zyrtar dhe konkret të Teheranit ndaj vendimit të marrë prej Kongresit amerikan muajin e kaluar për të zgjeruar disa sanksione ndaj Republikës Islamike, gjë që do ta bënte më të lehtë për rivendosjen e sanksioneve të hequra falë paktit bërthamor.
Rouhani e përshkroi teknologjinë si një “helikë bërthamore që do të përdoret në transportin detar”, por nuk tha nëse kjo nënkuptonte vetëm anijet luftarake apo me shumë mundësi edhe nëndetëset. Irani deklaroi në vitin 2012 se ishte duke punuar mbi të parën nëndetëse bërthamore të saj.
Deklarata e Rouhanit do të rrisë edhe më shumë tensionet me Uashingtonin, të cilat aktualisht janë në një pikë disi kritike për shkak të angazhimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump për të anuluar marrëveshjen bërthamore, sipas së cilës Irani kufizon aktivitetet për prodhimin e karburantit bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.
Rouhani urdhëroi gjithashtu prodhimin e karburantit për anijet detare me kapacitete bërthamore, “në një linjë me zhvillimin e programit paqësor bërthamor të Iranit”. Por, bazuar mbi paktin bërthamor që Irani ka arritur me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Britaninë, Rusinë dhe Kinën, nuk është i lejueshëm pasurimi i uraniumit mbi nivelin e pastërtisë prej 3.67% për 15 vitet e ardhshme, një nivel që nuk ka gjasa të mjaftojë për të vënë në lëvizje anije të tilla luftarake.
Diskutime rreth kësaj post