Bilanc apokaliptik në Indonezi. Numri i viktimave nga cunami ka shkuar në 1203.
Autoritetet kanë nisur t’i vendosin viktimat në varre masive nga frika e përhapjes së sëmundjeve. Dhjetëra persona mendohen të jenë ende të gjallë nën gërmadha.
Më shumë se 650 të tjerë mbetën të lënduar, disa dhjetëra prej tyre janë ende në gjendje të rëndë. Rreth 1200 të burgosur janë arratisur nga tre burgje të ndryshme në rajonin e Sulawesi i cili u shkatërrua plotësisht nga tërmeti.
Autoritetet vendase njoftuan se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi ka ende njerëz që rezultojnë të zhdukur. Operacionet e shpëtimit nuk kanë ndaluar që prej së shtunës, ndërsa vendi është zhytur në terr, pasi autoritetet vendosën të ndërpresin energjinë elektrike.
Diskutime rreth kësaj post