Ervin Salianji, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës publikoi një video në rrjetet sociale dhe thotë se Edi Rama nuk mund të vlasë për vlerë, duke iu referuar deklaratës së mëhershme të kryeministrit se përse Shqipëria duhet të strehojë afganët.
Salianji akuzon Ramën si autori i modelit të antivlerave, plaçkitjes, korrupsionit kapjes dhe shkatërrimit të shtetit, që sipas tij ka përzënë gjysmë milioni shqiptarë dhe ka varfëruar miliona të tjerë.
“Ka paturpësinë dhe guximin të dërdëllisë për vlera, modeli i antivlerave, i plaçkitjes së shqiptarëve e korrupsionit kapilar, kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, shkatërrimit të bashkëjetesës demokratike, zgjedhjeve të lira, njeriu që përzuri 500 mijë shqiptarë dhe varfëroi miliona të tjerë”, shkruan Salianji.
Diskutime rreth kësaj post