Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për asgjësimin e një përgjimi të Taulant Ballës, pasi prokuroria kërkoi me urgjencë shkatërrimin e përgjimit me argumentin se ishte bërë gabimisht.
Detajet për këtë çështje i dha fillimisht Ardjan Çapja nga salla e gjyqit.
“Nëse pëgjimi është bërë padashje, gjyakta para se të merrte vendimin duhet të shikonte veprimtarinë e personit, jo ta hiqte nga përgjimi. Kështu bëhet gjykata bashkëpunëtore në krim.
Kjo e Çapjas është si monologu i kumbarit që thotë, sa më lart të shkoj aq i madh llumi! Prandaj Çapja thotë jam më i drejtë se drejtësia. Mbrohet grupi rival, që të shkatërrohet grupi Çapja.
Sigurisht ai do të mendojë se ka një drejtësi që është shërbëtore e një grupi kriminal. Kemi grupe kriminale të mbështetur nga një politikanë që mund të porosisin edhe vrasje”, tha Abilekaj.
Diskutime rreth kësaj post