Pas emërimit të Ardi Veliajt si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka të tjera lëvizje në radhët e policisë.
Mbrëmjen e sotme është shkarkuar nga detyra e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rebani Jaupaj, dhe në vend të tij është emëruar Gjovalin Lokaj.
Ndërsa Jaupaj është emëruar Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Shaban Nexhin.
Gjovalin Lokaj ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Shkodrës.
Diskutime rreth kësaj post