Disa ndryshime të papritura kanë ndodhur në 3 komisione parlamentare. Mësohet se grupi parlamentar demokrat ka vendosur të ndryshojë kryetaren e komisionit të integrimit, Rudina Hajdarin.
Në vend të Hajdarit propozohet të vendoset Halit Valteri. Në komisionin e edukimit, në vend të Fatjona Dhimitrit propozohet që të vendoset kryetar Halil Jakimi.
Në komisionin e veprimtarisë prodhuese propozohet që të vendoset nënkryetar, Arlind Çaçani Propozimet pritet që të miratohen në seancën plenare të e së enjtes.
Dokumenti mban firmën e kryetares së grupit parlamentar demokrat dhe i është drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit ndërsa ende mbetet e paqartë se cila është arsyeja e këtyre lëvizjeve.
Diskutime rreth kësaj post