Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli nuk e ka kaluar vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha sot vendimin për shkarkimin nga detyra të Zenelit. Trupi gjykues u drejtua nga Etleda Çiftja, si dhe anëtarë Xhensila Pinen e Valbona Sanxhaktarin.
Vendimi u tha në prani të Zenelit në sallë, i cili nuk kishte avokat. Artan Zeneli është gjyqtari që ka probleme me pasurinë e tij. Relatorja Xensila Pine u shpreh se Artan Zenelit i është revokuar viza amerikane në vitin 2017 dhe nuk e ka deklaruar këtë në formularin e DSIK, ndaj tha ajo sipas KPK ai është i papërshtashëm për të vazhduar detyrën.
Sipas KPK gjyqtari ka një vilë te Kodra e Diellit për të cilën ka mospërputhje mes vlerës së deklaruar në formular dhe kontratës së shitjes 197 mijë euro.
Ai njihet si gjyqtari që kundërshtoi kolegët e tij duke dhënë votën pro lirimit të Tom Doshit, i arrestuar asokohe për kallëzim të rremë. Është gjyqtari që refuzoi rekursin e prokurorisë për 21 janarin, e po ashtu gjyqtari që kishte në dorë fatin e Ermal Hoxhës, nipi i ish-diktatorit, i cili kërkon pafajësi nga akuza për trafik droge.
Diskutime rreth kësaj post